Politike

"Që Putin do luftë është e qartë", Rama "kritikon" BE: Ka qëndruar në autopilotin e SHBA, ende nuk ka plan europian paqeje

Gjate fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, Rama deklaroi se Putini do luftë dhe është e qartë sipas tij. Më tej Rama shtoi se BE duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në këtë mes për t'i dhënë fund luftës. 

30 Tetor 2025, 10:24 Nga M.L
"Që Putin do luftë është e qartë", Rama
Edi Rama

PARIS- Kreu i Qeverisë, Edi Rama kritikoi sot Bashkimin Europian për planin e e paqes mes Ukrainës dhe Rusisë duke theksuar se deri ëm tani Europa duhet të kishte planin e saj të paqes. Gjate fjalës së tij në Forumin e Paqes në Paris, Rama deklaroi se Putini do luftë dhe është e qartë sipas tij. Më tej Rama shtoi se BE duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në këtë mes për t'i dhënë fund luftës. 

RamaNë shumë përpjekje që po bëhen nga Presidentja e Komisionit, nga udhëheqësit që duan ti çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë për të ndryshuar qëndrimin në idenë e mbrojtjes, sipas mendimit tim kjo është mjaft e fragmentarizuar dhe mund të behet e rrezikshme. E rrezikshme që për mua është mjaft shqetësuese që ende sot edhe pas asaj çfarë ka ndodhur me jashtë kontraktimin e politikës së jashtme të BE tek SHBA dhe me BE që ka qëndruar në autopilotin e SHBA, ende nuk ka një plan europian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar në diçka katastrofike. BE duhet të ketë planin e paqes dhe duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në mes. A donte Hamasi paqe? Nuk e besoj për një sekondë që të jetë e vërtetë një gjë e tillë. Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë.

edi rama

Sondazh

Poll