Politike

Indeksi i Sundimit të Ligjit në Shqipëri, Meta: Rama e ka renditur Shqipërinë edhe pas Vietnamit komunist, konfirmon dështimin e Reformës në Drejtësi

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka thënë se Indeksi i Sundimit të Ligjit për vitin 2025, ka konfirmuar dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi.

29 Tetor 2025, 17:16 Nga E.d
Indeksi i Sundimit të Ligjit në Shqipëri, Meta: Rama e ka
Folto ilustruse

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të indeksit të sundimit të ligjit në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka thënë se Indeksi i Sundimit të Ligjit për vitin 2025, ka konfirmuar dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi.

Ai e ka cilësuar këtë rezultat si “sukses” të Kryeministrit Rama. Meta u shpreh nga vendi i 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit në vitin 2015, me krijimin e SPAK-ut vendi është në renditjen e 105 në botë. Kjo sipas tij konfirmon dështimin e plotë të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit. Në fund, ish-presideni tha se vendi ka nevojë urgjente për rivendosjen e besimit në drejtësi, barazisë para ligjit dhe ndëshkimin real të korrupsionit në çdo nivel.

Reagimi i Ilir Metës

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga Ëorld Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi dhe “suksesin” e Ramaformës që e ka renditur Shqipërinë edhe pas Vietnamit komunist, sa i përket sundimit të ligjit. Shqipëria sot renditet më keq se një dekadë më parë në çdo tregues kryesor, nga lufta kundër korrupsionit, drejtësia penale e civile, nga rendi e siguria, te respektimi i të drejtat themelore, rënia e lirë është evidente. Nga vendi i 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit në vitin 2015, tani me krijimin e SPAK-ut jemi në vendin e 105 në botë, duke konfirmuar dështimin e plotë të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit.

“Sukseset” e Ramaformës përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të shqiptarëve, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, në mungesë jo vetëm të shpresës por edhe të drejtësisë. Kjo gjendje është alarmante dhe shumë e rëndë sepse drejtësia nuk po funksionon, shteti ligjor është në rënie të lirë dhe pasojat ndihen në çdo aspekt të jetës. Shqipëria ka nevojë urgjente për rivendosjen e besimit në drejtësi, barazisë para ligjit dhe ndëshkimin real të korrupsionit në çdo nivel./Dosja.al

ilir meta edi rama indeksi i sundimit të ligjit

Sondazh

Poll