29 Tetor 2025, 14:08
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se sot Kreu i SPAK, Altin Dumani ka shkuar në banesën e Kreshnik Farrukut. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se ky burim është nga prokuroria.
Në fund Kryedemokrati tha se PD mbron interesin e shqiptarëve dhe respekton çdo gjykatës, çdo hetues, dhe çdo prokuror që qëndron me ligjin.
U them unë ju, një ushtrinë e Lubisë, u garantoj që dosjet mund të jenë edhe 15 aty. Nuk ka ajo, nuk njihte kufij dhe asgjë ajo. Merrte Banka Botërore, që e shihte abuzimin e tmerrshëm, vetëm në një verë kanë abuzuar dhe shpërdoruar 600 milionë euro. Dhe BB u thotë se duhet të bëni bursën e energjisë. U bë bursa, po ku pyeste Lubia për bursën, jo mor jo, të gjitha i bënte jashtë bursës përsëri. Se ne rrimë e flasim për tunelin e Llogarasë. është lule tuneli me 50 milionë. Energjia është shitur me 170 euro, faktikisht është shitur edhe me 43 euro dhe është blerë nga shqiptarët me 305 euro. Me dokumente këto, me dokumente të gjitha. Por ne do vazhdojmë. Ne mbrojmë interesin e shqiptarëve. Ne respektojmë çdo gjykatës, çdo hetues, çdo prokuror, i heqim kapelen dhe ka mbështetjen tonë të plotë në qoftë se qëndron me ligjin. Po si mund të pranoj unë Altin Troplinin, që mban në xhep mandatin e arrestit të Visit të Pojës, se me Pojën nuk merret fare, dhe vetëm pasi mbaron zgjedhjet e të gjitha, e bën publik që ai të ikë.
Ja, urdhëro kazusi i Kreshnik Farrukut. Një person i kërkuar, kam 4 ditë që po e bëj. Pse po e bëj? është nga prokuroria burimi, që tani dini këtu... Merr dosjen dhe e mbyll, vetë zot dhe vetë shkop ai. 5 milionë euro ai që të regjistrohet i vëllai për krimet e tij. Po çfarë do ta gjykosh ti atë këtu? E kërkoi drejtësia italiane, le të shkojë të gjykohet atje. Nuk gjykohet një njeri dy herë për të njëjtën vepër njeriu, është parim universal ai. Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë me korrektesë dhe do ta ekstradojë, nuk lë ky. Jo, jo, dale se jam edhe unë këtu, të marr ca njëherë. Prandaj i mbahej fryma aty në foltore.
Dhe sot është nisur me një eskortë, sipas një burimi, qytetar dixhital. Ai i pari është burim zyrtar. Po atë nuk ka kush e heton. Sot ka shkuar në Manzë, dhe burimi thotë se është shkëputur nga eskorta e madhe dhe bashkë me shoferin ka shkuar në shtëpi të delinkuentit. tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd altin dumani
Politike
29 Tetor 2025, 13:52
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitet 2008-2009 janë dënuan 630 persona p&...
Politike
29 Tetor 2025, 13:46
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se SPAK është institucioni më i korruptuar n&e...
Politike
29 Tetor 2025, 12:27
I.A
TIRANË- Emrat e Partisë Socialiste në Komisionin për Reformën Zgjedhore janë publikuar nga mediat ditën e sotme. Në k&...
Politike
29 Tetor 2025, 12:37
M.L
Balla-Tabaku
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pasur sot një debat të ashpër me deputeten demokrate...
Politike
29 Tetor 2025, 12:13
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, M...
Politike
29 Tetor 2025, 12:15
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka ngritur shqetësime të forta mbi gj...
Politike
29 Tetor 2025, 12:10
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur ditët e fundit, kur drejtorit të Policisë Ilir Proda i janë hapur dis...
Politike
29 Tetor 2025, 11:57
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Opozitës për shkarkimin e kryeta...
Politike
29 Tetor 2025, 11:47
I.A
Ndertimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ku akuzohet drejtori i Ujësjellës-Kanaliz...
Politike
29 Tetor 2025, 11:25
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli sot rreth çështjeve të lidhura me aferat korrupti...