29 Tetor 2025, 13:52
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitet 2008-2009 janë dënuan 630 persona për korrupsion, ndërsa tani janë dënuar 3 herë më pak sepse SPAK bën pazar me dosjet. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se sipas raportit të Altin Dumanit të paraqitur në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar.
Berisha tha se janë dënuar tre herë më pak se në vitet 2008-2009. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati akuzoi Kreun e SPAK, Altin Dumani se bën pazare me dosjet.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, jam përpjekur t’u informoj dhe para një viti bëra një analizë. Mora raportet e Departamentit të Shtetit, statistikën e këtyre raporteve të viteve 2008-2009. Çfarë tregonin këto raporte? Këto tregonin se në këto 2 vite, task-forca kundër korrupsionit çoi në gjykatë dhe u dënuan 630 zyrtarë. Në dy vite, sipas raportit të Altin Troplinit, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm, të paraqitura në parlament, janë dënuar gjithsej 199 persona për korrupsion, dhe një pjesë e tyre janë edhe për krim të organizuar. Pra, tre herë më pak. Prisni. Njëherë, t’u them të vërtetën, i dëgjova në një raport, thanë se nuk sjellin dosje. Qarkulloi edhe ai urdhri i Edi Ramës që asnjë dokument nuk do çoni kund pa firmën time. Thashë se i paskan bllokuar.
Mirëpo, kur ne vërshuam dosjet tona, kur qytetarët filluan të vërshojnë, aty asgjë nuk lëviz sepse aty bëhen pazare. Bëhen pazare me dosjet. Zyrtari hajdut që ka vjedhur qytetarët, tani një pjesë të atyre parave i përdor për të blerë Skapin. Pse përpara në dy vite u dënuan 630? Sepse përpara ishte task-forcë. Kjo do të thotë që nuk e mbyllte dot dosjen as prokurori, as polici kriminal, as hetuesi, as doganieri. Se ishin të gjithë bashkë. Pra, veprimi ishte në grup. Kurse tani Troplini thotë se prokurori është i pavarur. Po se është i pavarur i bën pazaret ai. Kjo është arsyeja. Të shihni ju dosjet e tyre, janë të pafundme. Ata janë falsifikatorë, manipulatorë të dosjeve. Heqin dokumente nga dosjet. Me fakte kjo. Shtojnë gjëra të paqena. Kjo është një situatë tmerrësisht alarmante. I kam dëgjuar të thonë se nuk janë dënuar përpara kryeministra... përpara janë dënuar dy kryeministra. Mashtrime ordinere të një memorie të shkurtër që duan t’u shkruajnë shqiptarëve historinë sipas oreksit të tyre. U janë hequr imunitete edhe zëvendëskryeministrave, edhe në vitin 2009 dhe kanë shkuar në procese gjyqësore. Por ama kishte një ligj përpara dhe ai ligj ishte ky, asnjë ministër nuk kryesonte autoritetet kontraktuese. Me ligj e ndaluar. Dhe atë ligj e amendova falë një profesori amerikan që erdhi dhe ma këshilloi. E bën ti këtë? E bëj menjëherë, thashë unë. Dhe e bëra sapo erdha në pushtet. Fuste dorën ministri aty, i dilte dora e zezë aty. Prandaj u dënuan 630. Ishte task-forcë. Kurse tani paguajnë shuma të tmerrshme. tha Berisha./Dosja.al
sali berisha pd korrupsion
Politike
29 Tetor 2025, 13:46
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se SPAK është institucioni më i korruptuar n&e...
Politike
29 Tetor 2025, 12:27
I.A
TIRANË- Emrat e Partisë Socialiste në Komisionin për Reformën Zgjedhore janë publikuar nga mediat ditën e sotme. Në k&...
Politike
29 Tetor 2025, 12:37
M.L
Balla-Tabaku
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pasur sot një debat të ashpër me deputeten demokrate...
Politike
29 Tetor 2025, 12:13
M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, M...
Politike
29 Tetor 2025, 12:15
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka ngritur shqetësime të forta mbi gj...
Politike
29 Tetor 2025, 12:10
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur ditët e fundit, kur drejtorit të Policisë Ilir Proda i janë hapur dis...
Politike
29 Tetor 2025, 11:57
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Opozitës për shkarkimin e kryeta...
Politike
29 Tetor 2025, 11:47
I.A
Ndertimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ku akuzohet drejtori i Ujësjellës-Kanaliz...
Politike
29 Tetor 2025, 11:25
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli sot rreth çështjeve të lidhura me aferat korrupti...
Politike
29 Tetor 2025, 11:12
M.L
Belinda Balluku
DURRËS- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtorin e ri të Drejtorisë...