Politike

Erion Veliaj do jetë prezent fizikisht në 31 tetor në GJK/ Drejtoria e Burgjeve e konfirmon: Janë marrë të gjitha masat e nevojshme

Drejtoria e Përgjithshme thekson se nga ana e institucionit janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në protokollet e sigurisë, për të shoqëruar Veliajn nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetutese.

29 Tetor 2025, 15:16 Nga E. D
Erion Veliaj do jetë prezent fizikisht në 31 tetor në GJK/
erion veliaj

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar se janë marrë të gjitha masat për kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj që të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor.

Drejtoria e Përgjithshme thekson se nga ana e institucionit janë marrë të gjitha masat e nevojshme të parashikuara në protokollet e sigurisë, për të shoqëruar Veliajn nga paraburgimi i Durrësit drejt Gjykatës Kushtetutese.

Institucioni bën me dije se: Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. Vendimi i Kushtetueses ka ardhur pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet. 

Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki, përfshi dhe Tiranën. Dekretimi i Begajt për zgjedhjet në Tiranë erdhi një ditë pasi Kushtetuesja e quajti procesin të pezulluar. Ndërsa më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme./Dosja.al

erion veliaj gjk drejtoria e burgjeve

Sondazh

Poll