Politike

"Berisha ka më shumë kohë televizive se çdo politikan", ashpërsohen tonet mes Ballës dhe Tabakut: Raporti i muajt gusht, qeveria ka qenë me pushime

Gjatë fjalës së tij në Mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Balla dekaloroi se kreu i PD-së, Sali Berisha ka më shumë kohë se çdo politikan në disa përmbledhje te kohës televizive nëpër televizione.

29 Tetor 2025, 12:37 Nga M.L
"Berisha ka më shumë kohë televizive se çdo
Balla-Tabaku

TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka pasur sot një debat të ashpër me deputeten demokrate Jorida Tabaku. Gjatë fjalës së tij në Mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, Balla dekaloroi se kreu i PD-së, Sali Berisha ka më shumë kohë se çdo politikan në disa përmbledhje te kohës televizive nëpër televizione. Sakaq vjen përgjigja e demokrates hidhte poshte pretendimin e Ballës, pasi sipas saj, është i muajt gusht ku qeveria ka qenë me pushime.

Pjesë nga debati:

BallaKam një përmbledhje të kohës televizive të politikanëve kryesorë në Shqipëri në 4 televizione kombëtare. Politikani që ka më shumë kohë televizive në katër televizion është kryetari PD, më shumë se kryetari i PS. Kjo është diçka që vlen, vlen shumë dhe kjo është në televizionin kombëtar, ndërsa në katër TV publike koha e kryetarit të PD është dy herë më shumë se ajo e kreu t të PS. Kjo është në katër televizione. Kjo është gjë e mirë, janë mediat vetë që vendosin. Në vlerësimin tim vlen ajo që e kam thënë, duhet të punojmë bashkë në funksion të çështjeve që kemi diskutuar, ka raste që opozita e ka natyrshëm votën kundër, por ka raste që mund të gjejmë gjuhën e përbashkët.

Tabaku: Më duhet të sqaroj dy gjëra, së pari regresi i Shqipërisë në fushën e medias është përmendur në raportin e OSBE/ ODIHR. Tabela që tregoi zoti Balla është e muajit gusht. Në muajin gusht qeveria ka qenë me pushime katër javë, ndërkohë që opozita ka shfrytëzuar kohën dhe hapësirën për të qenë mediatikisht në kontakt me qytetarët. E vërteta është ndryshe, nuk dua të ketë dezinformim.

 

 

taulant balla jorida tabaku sali berisha kohe televizive

Sondazh

Poll