29 Tetor 2025, 12:13
Nga M.L
Erion Veliaj
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, Mathieu Mori, i ka dërguar një letër kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku e informon lidhur me vizitën e afërt të Komitetit të Monitorimit. Sipas letrës, Komiteti ka planifikuar të zhvillojë një mision monitorimi në Shqipëri në datat 17–19 nëntor 2025.
Në letër theksohet se qëllimi kryesor i vizitave të këtij lloji është përgatitja e një raporti të përditësuar mbi gjendjen e demokracisë vendore dhe/ose rajonale në një vend të caktuar.
“Ato synojnë ta arrijnë këtë përmes një dialogu të hapur dhe konstruktiv me autoritetet e atij vendi, në nivelet shtetërore, rajonale dhe vendore. Dua t’ju informoj se Komiteti i Monitorimit i Kongresit e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që do të monitorohen në vitin 2025. Për rrjedhojë, propozohet një vizitë monitoruese në vendin tuaj për datat 17–19 nëntor 2025”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Vendore.
Si u shkarkua Veliaj?
Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi pro shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj disa ditë, pas urdhërit nga Kryeministri Rama. Motivi që Këshilli Bashkiak Tiranë votoi për shkarkimin e Erion Veliajt është mosparaqitja në detyrë prej më shumë se 3 muaj. Ndërkohë që Veliaj ka sqaruar në kërkesën e tij se mungesa për më shumë se tre muaj, nuk është si pasojë e vullnetit të tij, por si rrjedhojë e një mase sigurie, të cilën do ta kundërshtojë në të gjitha instancat gjyqësore.
Veliaj ankimon shkarkimin
Erion Veliaj i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për anulimin e vendimit për shkarkimin e tij nga tij nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës. Në kërkesën e depozituar nga avokatët e tij mbrojtës më Gjykatë Kushtetuese, theksohet se shkarkimi i tij është i paligjshëm dhe antikushtetues. Në kërksën e Veliajt janë renditur 15 argumente të ndryshme që kundërshtojnë shkarkimin e tij nga detyra. Sipas Veliajt, neni 62 i ligjit për qeverisjen vendore nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por duhet interpretuar gjithmonë në përputhje me të. Në këtë nen thuhet se çdo shkarkim pa një shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe bie ndesh me parimet kushtetuese.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj
Politike
29 Tetor 2025, 12:15
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka ngritur shqetësime të forta mbi gj...
Politike
29 Tetor 2025, 12:10
I.A
Ilir Proda
TIRANË- Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur ditët e fundit, kur drejtorit të Policisë Ilir Proda i janë hapur dis...
Politike
29 Tetor 2025, 11:57
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Këshilli i Legjislacionit ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Opozitës për shkarkimin e kryeta...
Politike
29 Tetor 2025, 11:47
I.A
Ndertimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ku akuzohet drejtori i Ujësjellës-Kanaliz...
Politike
29 Tetor 2025, 11:25
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli sot rreth çështjeve të lidhura me aferat korrupti...
Politike
29 Tetor 2025, 11:12
M.L
Belinda Balluku
DURRËS- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtorin e ri të Drejtorisë...
Politike
29 Tetor 2025, 10:39
I.A
Erion Veliaj dhe Aulon Kalaja
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës Aulon...
Politike
29 Tetor 2025, 08:22
M.L
Foto ilustruese
DUBAI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale lidhur me prezantimin e Shqipërisë në...
Politike
28 Tetor 2025, 22:55
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re të propozuar...
Politike
28 Tetor 2025, 20:30
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe m...