Aktualitet

Nga Dibra në Tiranë dhe Shkodër/ Policia e Shtetit ndryshime në Drejtues, ja si kanë lëvizur

Mësohet se ndryshime ka pasur në qytetin e Dibrës, në Elbasan, Tiranë apo dhe Elbasan

29 Tetor 2025, 11:14 Nga I.A
Nga Dibra në Tiranë dhe Shkodër/ Policia e Shtetit ndryshime
Policia

TIRANË- Ndryshime ka ndodhur në drejtimin e komisariateve në disa qytete në vend. Mësohet se ndryshime ka pasur në qytetin e Dibrës, në Elbasan, Tiranë apo dhe Elbasan. Po ashtu ka pasur ndryshime në komisariatet Shkodrës apo dhe te Krimet e Rënda në DPPSH. 

Njoftimi i Drejtorisë së Policisë:

-Kryekomisar Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Dibrës.

-Kryekomisare Nertila Meta, me detyrë specialiste në Sektorin kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum në DPPSH, emërohet Shefe Komisariati në Policinë e Librazhdit, në DVP Elbasan.

-Kryekomisar Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Librazhdit, transferohet Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, në DVP Dibër.

-Kryekomisar Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Bulqizës, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, në DVP Tiranë.


-Kryekomisar Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr. 6, emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

-Komisar Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Policinë e Kavajës, emërohet Shef Komisariati në Policinë e Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër.

-Kryekomisar Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Policinë e Dibrës, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH./Dosja.al

ndryshime ne policine e shtetit

Sondazh

Poll