Politike

"Në qendër të krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu", Bardhi në takimin e Komitetit të Stabilizimi Asociimit Shqipëri-BE: Takime të fshehta në ishullin Aruba...

Gjatë fjalës së tij në Sesionin e Dytë të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian, Bardhi deklaroi se në qendër të krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu. 

29 Tetor 2025, 11:25 Nga M.L
"Në qendër të krimit të organizuar me qeverinë
Gazment Bardhi

TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli sot rreth çështjeve të lidhura me aferat korruptive dhe ndikimin e krimit në politikë. Gjatë fjalës së tij në Sesionin e Dytë të Takimit të 20-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian, Bardhi deklaroi se në qendër të krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu. 

Më tej Bardhi rikujtoi investigimin e një media italiane, që sipas tij, zbulon takime të fshehta në ishullin Aruba midis biznesmenëve, eksponentëve të krimit dhe përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.

“Në 23 shtator një investigim i media italiane përshkruan takime të fshehta në ishullin Aruba ku sipas dokumenteve të antimafias italiane kanë marrë pjesë biznesmenë, eksponentë të krimit dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Është folur në lidhje me ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndërtime strategjike.

Në qendër të lidhjes së krimit të organizuar me qeverinë ishte Artur Shehu. Në 2022, vetëm 2 vite pas takimit në Aruba, rezulton se në Shqipëri kompania e tij ka marrë me firmën të Ramës disa leje ndërtimi në Vlorë. Sot qeveria shqiptare ka nr. 2 të saj, zv kryeministrja Belinda Balluku një person nën hetim për milionë euro shkelje të barazisë në tendera. Edhe pse është nën hetim vijon të jetë në krahë të Ramës dhe numri 2 i qeverisë”, tha Bardhi.

Sondazh

Poll