29 Tetor 2025, 11:47
Nga I.A
Ndertimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ku akuzohet drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Kamëz, Shpëtim Leskaj, se po ndërton një biznes privat në zonën e mbrojtur të Qafmollës. Në denoncimin e Berishës të publikuar në Facebook, thuhet se Leskaj po e ndërton biznesin duke përdorur punonjësit, mjetet dhe materialet e ndërmarrjes publike.
Në mesazhin e publikuar nga Berisha, një punonjës i UKK-së pretendon se prej më shumë se një viti punonjësit e institucionit detyrohen të punojnë në biznesin privat të drejtorit nën kërcënimin e largimit nga puna. Ndërsa thekson se punimet kryhen me fadroma, tuba dhe furnizim uji që i përkasin UKK Kamëz.
Postimi i Plotë:
Drejtori i UKK Kamëz ndërton biznes privat me mjetet dhe punonjësit e UKK!
Miq, kësaj i thonë “o burra të vjedhim se deti është bërë kos!”
[????] Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
Mirmbrama Doktor.
Un qe po u shkruj jam ni punonjs i UKK Bashkia Kamez.
Du tbaj ni denoncim per drejtorin e Ujsjell Kanalizimeve Kamez Shpetim Leskaj, drejtorit te preferum tkryetarit Rakip Suli dhe ministres Elisa Spiropali.
I cili me mbeshtetjen e ktyne tdyve personave po nderton ni super biznes pa leje ne zonen e mbrojtun te Qafmolls. Dhe prej me shum se ni viti po na shfrytzojn duke na cue tpunojm tek biznesi i tij me kercenim per heqje nga puna. Nuk na pagujn por na ofrojne ca ore shtese tip “shperbilimi”.
Biznesi po ndertohet me mjetet(fadrromat) dhe materialet e ndermarrjes(tuba)
Me ni koh qe Tirana metet pa uj bahet furnizimi me uj ne biznesin e drejtorit UKK Kamez.
Per kta po ju vejme ne dispozicion ene materialet filmike.
Kena besim tplot qe ju jeni i vetmi person qe do i shkoni deri nfun ksaj ceshtje.
Ju lutem na leni anonim sepse nuk dum te na hekin prej pune.
Faleminers
shpëtim leskaj sali berisha
Politike
29 Tetor 2025, 11:25
M.L
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi foli sot rreth çështjeve të lidhura me aferat korrupti...
Politike
29 Tetor 2025, 11:12
M.L
Belinda Balluku
DURRËS- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, prezantoi sot drejtorin e ri të Drejtorisë...
Politike
29 Tetor 2025, 10:39
I.A
Erion Veliaj dhe Aulon Kalaja
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka paditur në Gjykatën e Tiranës Aulon...
Politike
29 Tetor 2025, 08:22
M.L
Foto ilustruese
DUBAI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një postim në rrjetet sociale lidhur me prezantimin e Shqipërisë në...
Politike
28 Tetor 2025, 22:55
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Të dielën e 26 tetorit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë Qeverinë e re të propozuar...
Politike
28 Tetor 2025, 20:30
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani do ta theksojë rëndësinë e miratimit të buxhetit të Kosovës si dhe m...
Politike
28 Tetor 2025, 20:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për ngjarjet e rënda, të cilat kanë ndodhura ditën e sotme ...
Politike
28 Tetor 2025, 19:38
E. D
Gjadri
GJADËR- Gazeta italiane, La Repubblica shkruan se një vizitë e papritur në qendrën e emigrantëve në Gja...
Politike
28 Tetor 2025, 19:09
E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Tedi Blushi ka deklaruar sot se Partia Liria është e vendosur për përshpejtimin e integrimit europian dhe...
Politike
28 Tetor 2025, 19:06
E.d
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar sot se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive. Gjatë...