Aktualitet

Shoferi i dehur me "Porsche" i mori jetën në lule të rinisë në Vlorë! Gjimazin e Leandro Shametajt e pllakos zia, shokët i vendosin pankartë lamtumire: Gëzo me ëngjëjt!

Shoferi Haiti Bajramaj po drejtonte një automjet tip “Porsche” është përplasur me motorin që drejtohej nga Leandro Shametaj, përplasje e cila rezultoi fatale për 17-vjeçarin pasi humbi jetën në vendngjarje

29 Tetor 2025, 10:40 Nga M.L
Shoferi i dehur me "Porsche" i mori jetën në lule të
Pankarta e "lamutmirës"

VLORË- Një aksident fatal ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Vlorës, rreth orës 01:30. Shoferi Haiti Bajramaj po drejtonte një automjet tip “Porsche” është përplasur me motorin që drejtohej nga Leandro Shametaj, përplasje e cila rezultoi fatale për 17-vjeçarin pasi humbi jetën në vendngjarje. 32-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit dhe me shpejtësi të lartë dhe ka aksidentuar për vdekje të riun teksa po kalonte rrugën. 

Sakaq në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë heshtja dhe zia kanë 'ngulur rrënjë'. Mësohet se shokët, nxënësit dhe mësuesit i kanë dhënë lamtmirën e fundit 17-vjeçarit që iu pre jeta në mes në lule të rinisë. Në pjesën e përparme të Shkollës, shokë i kanë vendosur një panakrtë lamtumire që shkruan: Gëzo me ëngjëjt, Leandro!

Sondazh

Poll