Aktualitet

VIDEO/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në sy të familjarëve në kalanë e Beratit, ja momenti kur autori shoqërohet në komisariat

63-vjeçari qëlloi me thikë ditën e sotme 42-vjeçarin, Keli Hoxha, pas debatit për çmimin e fotove me kalin që bënë fëmijët e tij.

28 Tetor 2025, 22:45 Nga E. D
VIDEO/ Vrau me thikë 42-vjeçarin në sy të familjarëve
pamje nga arrestimi

BERAT- Janë publikuar pamjet kur 63-vjeçari Kristo Mema, autor i vrasjes me thikë në Berat, është shoqëruar në komisariat. Pas disa orësh kërkime, ai u arrestua nga policia teksa qëndronte i fshehur tek "Shpella e Memecit" përballë Urës së Goricës.

63-vjeçari qëlloi me thikë ditën e sotme 42-vjeçarin, Keli Hoxha, pas debatit për çmimin e fotove me kalin që bënë fëmijët e tij. Viktima ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe më pas nuk pagoi para. Ky ishte shkaku, ku nisi debati mes tij dhe pronarit të kalit, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Njoftimi i Policisë: 

Vrau me mjet prerës (thikë) gjatë një konflikti të çastit 42-vjeçarin dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pas 4 orësh ndjekjeje nga Policia, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari. Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit K. H., shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ushtruan kontrolle intensive duke mundësuar lokalizimin, në lagjen Kala, në afërsi të Tabjes, të autorit të dyshuar të vrasjes dhe arrestimin e shtetasit K. M., alias K. H., 63 vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja”.

63-vjeçari, rreth orës 15:10, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës 42-vjeçarin, i cili humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Kush është Kristo Mema alias Kastriot Hoxha?

Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi. 63-vjeçari është i dënuar me 25 vite burg në Greqi për vrasje, ngjarje e ndodhur rreth 25 vite më parë. Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, pas vuajtjes së dënimit, kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri.

63-vjeçari kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi. Pas disa orësh kërkim, policia gjithashtu bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices./Dosja.al

 kristo mema vrasja ne berat

Sondazh

Poll