Aktualitet

ALARMI në qelinë ku vuan dënimin shqiptari Klodian Lekocaj/ Ja arma që u gjet në oborrin e pavijonit të 5-të (FOTO)

Në burg pati një mobilizim të madh, pasi kriminelë të njohur mbahen në këtë pavion, përfshirë shqiptarin Klodian Lekocaj, i njohur si kreu i të ashtuquajturës "mafia e burgjeve", i cili mbahet në të njëjtën zonë.

28 Tetor 2025, 20:50 Nga E. D
ALARMI në qelinë ku vuan dënimin shqiptari Klodian Lekocaj/ Ja
Pistoleta

GREQI- Një alarm u dha dje në Burgun e Korydallos, pasi një pistoletë dhe tetë fishekë u gjetën të gruposur në oborrin e repartit të 5-të. Në burg pati një mobilizim të madh, pasi kriminelë të njohur mbahen në këtë pavion, përfshirë shqiptarin Klodian Lekocaj, i njohur si kreu i të ashtuquajturës "mafia e burgjeve", i cili mbahet në të njëjtën zonë.

Gjithashtu në repartin e 5-të, mbahen të burgosur turq që dyshohet se janë të përfshirë në vrasje, gjë që intensifikon shqetësimet e autoriteteve se ku dhe nga kush mund të jetë përdorur arma. Pistoleta e gjetur e gruposur është një Pietro Beretta Gardone VT Cal 7.65-PAT dhe hetimi se si përfundoi në oborrin e burgut është duke vazhduar./Dosja.al

klodian lekocaj

Sondazh

Poll