Aktualitet

Vrasja në Berat/ U bëri foto fëmijëve me kalin, por nuk pagoi para, autori vrau me thikë 42-vjeçarin në sy të familjarëve

Viktima ishte nën shoqërinë e nënës, bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

28 Tetor 2025, 18:39 Nga E.d
Vrasja në Berat/ U bëri foto fëmijëve me kalin, por nuk
Foto ilustruse

BERAT- Ngjarja e rëndë e cila tronditi qytetin e Beratit, kishte si shkak mospagesën për një foto të bërë pranë kalit. 42-vjeçari Keli Hoxha, i cili humbi jetën si pasojë e goditjes me thikë nga 63-vjeçari, ndodhej në kala me familjen e tij. Viktima ishte nën shoqërinë e nënës, bashkëshortes dhe dy fëmijëve.

42-vjeçari Hoxha u ka bërë foto fëmijëve me kalin, për të cilin nuk kishte paguar para. Nisur nga kjo, 63-vjeçari Kastriot Hoxha ka debatuar me Keli Hoxhën, se pse nuk kishte paguar para se të bënte fotot. Pas kësaj Kastriot Hoxha ka goditur me thikë viktimën në sy të familjarëve të tij. Autori i ngjarjes së rëndë, rezulton me precedent penal në Greqi./Dosja.al

berat 42-vjeçari kastriot hoxha

Sondazh

Poll