Aktualitet

Vrau me thikë 42-vjeçarin për një kalë/ Arrestohet autori i krimit në kalanë e Beratit, ishte fshehur në shpellë

63-vjeçari, u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices.

28 Tetor 2025, 20:38 Nga E. D
Vrau me thikë 42-vjeçarin për një kalë/
Kristo Mema

BERAT- Kristo Mema, autori i vrasjes së 42-vjeçarit në kalanë e Beratit është arrestuar nga policia pas disa orës. 63-vjeçari, u gjet i fshehur tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices.

Mema posedonte me qira një kalë, tek i cili erdhi një vizitor nga Tirana, viktima Keli Hoxha, 42 vjeç. Ky i fundit ka debatuar me autorin për fotot me kalin dhe Mema më pas ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë duke e lënë të vdekur dhe më pas u largua nga vendngjarja./Dosja.al

kristo mema

Sondazh

Poll