Aktualitet

Ndryshoi emrin dhe u kthye në Shqipëri/ Kush është autori i vrasjes në Berat, Kristo Mema i dënuar me 25 vite burg në Greqi

Viktima ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe më pas nuk pagoi para.

28 Tetor 2025, 22:23 Nga E. D
Ndryshoi emrin dhe u kthye në Shqipëri/ Kush është autori i
Kristo Mema

BERAT- Kristo Mema alias Kastriot Hoxha vrau sot në kalanë e Beratit Keli Hoxhën, 42-vjeç. Viktima ishte me nënën, bashkëshorten dhe dy fëmijët pranë kalasë së Beratit, ku i bërë foto fëmijëve me kalin dhe më pas nuk pagoi para. Ky ishte shkaku, ku nisi debati mes tij dhe pronarit të kalit, i cili e qëlloi me thikë turistin nga Tirana, në sy të familjarëve të tij.

Kush është Kristo Mema alias Kastriot Hoxha?

Autori i ngjarjes, i cili u arrestua në një shpellë pak orë pas vrasjes, rezulton me precedent penal edhe në shtetin fqinj, Greqi. 63-vjeçari është i dënuar me 25 vite burg në Greqi për vrasje, ngjarje e ndodhur rreth 25 vite më parë. Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, pas vuajtjes së dënimit, kishte ndryshuar emrin dhe ishte kthyer në Shqipëri.

63-vjeçari kishte filluar të punonte në zonën turistike të kalasë, duke u ofruar turistëve xhiro me kalë dhe fotografi. Pas disa orësh kërkim, policia gjithashtu bëri të mundur arrestimin e tij, i cili ishte tek “Shpella e Memecit”, pranë kishes perballe Ures se Gorices./Dosja.al

kristo mema

Sondazh

Poll