Aktualitet

Aksident në “Lungomare” të Vlorës/ I moshuari përplas me mjet dy këmbësore, njëra përfundon në spital

Si pasojë e përplasjes, njëra prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze. Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë dhe ka transportuar të plagosurën në spital.

28 Tetor 2025, 18:26 Nga E. D
Aksident në “Lungomare” të Vlorës/ I moshuari
foto ilustruese

VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Lungomare” në Vlorë. Mësohet se një i moshuar, i cili ishte në drejtimin e një mjeti tip, “Fiat Punto”, ka përplasur dy gra këmbësore që po kalonin vizat e bardha.

Si pasojë e përplasjes, njëra prej tyre ka përfunduar me lëndime serioze. Gjithashtu në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë dhe ka transportuar të plagosurën në spital. Ndërkohë i moshuari ka ndaluar menjëherë dhe është marrë në pyetje nga policia. Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

aksident ne vlore

Sondazh

Poll