Aktualitet

Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në jetë djalin/ Prokuroria e Apelit shpall pretencën për mjekët, 11 vite pas tragjedisë

Bëhet me dije se për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.

28 Tetor 2025, 17:58 Nga E. D
Vdekja e ish-bashkëshortes së Alban Hoxhës pasi solli në
foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Këta të fundit akuzohen lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha.

Bëhet me dije se për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh.

Gjatë kësaj kohe Rexhepi duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe të mos kryejë asnjë vepër penale. Prokuroria kërkoi që Rexhepit ti pezullohet licenca për 5 vite, duke mos patur mundësi të ushtrojë profesionin.

Ndërsa për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite. Me 10 nëntor kur edhe është caktuar seanca e radhës, mjekët do të  paraqesin argumentat e tyre të mbrojtjes dhe pas më shumë se një dekade sorollatjesh në dyert e drejtësisë shqiptare prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe verdiktin e drejtësisë.

Prokuroria kërkon:

9 muaj burg për gjinekologun Petrit Rexhepi, por për shkak të moshës mbi 70 vjeç, të pezullohet dënimi dhe të vendoset në shërbim prove për 18 muaj.

Gjithashtu, të pezullohet licenca e tij për 5 vite, duke mos ushtruar profesionin e mjekut.

1 vit burg për reanimatoren Elona Burba, si dhe pezullim licence për 5 vite./Dosja.al

elona burba

Sondazh

Poll