Aktualitet

Vrasja me thikë në Durrës/ Flasin fqinjtët: Autori kishte pak që ishte kthyer në Shqipëri, viktima jetonte me një grua tjetër

Duke folur për mediat, fqinjtët janë shprehur se familja ka qenë e qetë dhe sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.

28 Tetor 2025, 17:31 Nga E. D
Vrasja me thikë në Durrës/ Flasin fqinjtët: Autori kishte
Fqinjët

DURRËS- Fqinjët e familjes në Durrës, ku ndodhi ngjarja tragjike kanë deklauar se autori prej pak kohësh ishte kthyer në Shqipëri. Duke folur për mediat, fqinjtët janë shprehur se familja ka qenë e qetë dhe sipas dëshmive të banorëve, viktima jetonte me një grua tjetër në shtëpi.

"Djali ka qenë jashtë. Ne s’kemi qenë në shtëpi. Këta janë nga Mirdita. Ka 6 fëmijë. Ai ka qenë jashtë shtetit, e ëma i kishte vdekur pasi i ra një tjegull në kokë. Po kanë qenë familje e mirë. Po janë jashtë shtetit të gjithë," tha ai./Dosja.al

fqinjët

Sondazh

Poll