Aktualitet

25-vjeçari masakroi me thikë babain/ E ëma u mundua të ndalonte të birin, ajo lajmëroi policinë

Bëhet me dije se gjatë ngjarjes kriminale, e pranishme në banesë ka qenë dhe nëna e autorit, e cila ka tentuar të ndalojë të birin dhe ta largojë nga sulmi i dhunshëm që ai po kryente ndaj të atit.

28 Tetor 2025, 15:45 Nga E. D
25-vjeçari masakroi me thikë babain/ E ëma u mundua
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 25-vjeçari vrau të atin me thikë. Bëhet me dije se gjatë ngjarjes kriminale, e pranishme në banesë ka qenë dhe nëna e autorit, e cila ka tentuar të ndalojë të birin dhe ta largojë nga sulmi i dhunshëm që ai po kryente ndaj të atit. Gjithashtu, ka qenë vetë ajo e cila ka lajmëruar policinë për ngjarjen.

Fatkeqësisht, 69-vjeçari ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa autori u arrestua nga policia një lokal në bregdet te Shkëmbi i Kavajës, biznes në pronësi të motrës së vet. Po ashtu bëhet me dije se 25-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se më parë si ka shfaqur sjellje agresive. Sakaq, Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë./Dosja.al

vrasja ne durres

Sondazh

Poll