Sport

De Biasi i pafat, i marrin nga duart përfaqësuesen e radhës

7 Shkurt 2020, 14:46 Nga DOSJA
De Biasi i pafat, i marrin nga duart përfaqësuesen e radhës

ITALI– Gianni De Biasi mbetet sërish thatë. Ish-trajneri i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë stolit të Iranit, por në fund ata zgjodhën si trajner të ri Dragan Skocic duke lënë sërish të papunë italianin me pasaportë shqiptare.

De Biasi, i cili që prej largimit të tij nga Shqipëria ka patur vetëm një eksperiencë të shkurtër te Alaves në Spanjë, fillimisht u përfol për të marrë drejtimin e Italisë, më pas emri i tij u përmend si trajner i Polonisë.

Tashmë së fundmi ish-tekniku i kuqezinjve ishte shumë pranë stolit të Iranit, por si përfundim edhe ata e lanë thatë duke zgjedhur një tjetër trajner dhe duke zhgënjyer për të disatën herë Gianni De Biasin.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gianni de biassi trajneri i iranit gianni de biassi trajneri i iranit

Sondazh

Poll