Sport

Befasi spanjolle, Sociedad shkatërron Realin dhe e eliminon nga Kupa!

6 Shkurt 2020, 19:59 Nga DOSJA
Befasi spanjolle, Sociedad shkatërron Realin dhe e eliminon nga Kupa!

Në një ndeshje ku shënohen 7 gola, Real Madrid nuk ka se si të humbasë. Ky është mendimi i zakonshëm për “Los Blancos”, por ja që sonte ky mit u thye.

Skuadra e drejtuar nga Zinedine Zidane sonte u mposht 3-4 nga Real Sociedad në “Copa del Rey”. Baskët zhvilluan ndeshjen më të bukur të vitit, teksa e nisën me gol që në pjesën e parë me ish-madrilenin Martin Odegaard.

Pjesa e dytë ishte spektakolare, sepse tifozët shijuan një festival golash. Spektaklin e nisi Isak, i cili shënoi dy gola brenda dy minutave.

“Los Blancos” reaguan me Marcelon në të 59-tën, por 10 minuta më vonë Merino vrau çdo shpresë të madrilenëve. Reali nuk u dorëzua deri në fund, teksa fillimisht shënoi me Rodrygon, ndërsa në minutën e 93-të Nacho çoi sfidën në 3-4.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kupa real madrid sociedad kupa real madrid sociedad

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2020, 15:06

Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve…

TIRANË– 33 tituj kampion 22 Kupa të Shqipërisë në lojë, një shekull histori në futbollin shqiptar. Në 2016-ën kulmoi me atë rrëzim tragjik të Tiranës...