Sport

Zidane flet pas disfatës në Kupë: Kjo nuk ishte dita ime më e keqe në Madrid

6 Shkurt 2020, 21:36 Nga DOSJA
Zidane flet pas disfatës në Kupë: Kjo nuk ishte dita ime më

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, me siguri nuk ka dashur të komentojë humbjen 3-4 të pësuar sonte nga Real Sociedadi, por duhej ta bënte. Skuadra e tij pësoi për herë të parë 4 gola në shtëpi nën drejtimin e tij.

“Ky është futbolli. Ndodh që gjërat nuk shkojnë si duam. Ishte ndeshje e vështirë dhe ne e provuam deri në fund. Ishim duke humbur 1-4 dhe besuam, por në fund fitoi Sociedadi, të cilin dua ta uroj”, u shpreh francezi.

I pyetur nëse kjo ishte dita më e keqe e tij si trajner i Real Madridit, Zidane u përgjigj: “Si ndeshje jo, por si humbje po. Të pësosh 4 gola në shtëpi është e vështirë, por nuk mund të ndryshojmë gjë. Thjesht duhet të vazhdojmë në rrugën tonë”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport real madrid sociedad zidane real madrid sociedad zidane

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2020, 15:06

Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve…

TIRANË– 33 tituj kampion 22 Kupa të Shqipërisë në lojë, një shekull histori në futbollin shqiptar. Në 2016-ën kulmoi me atë rrëzim tragjik të Tiranës...