Sport

Mamaja e Zaniolos nuk gjen qetësi, këtë herë shënjestra bëhet makina e saj! (FOTO)

7 Shkurt 2020, 09:30 Nga DOSJA
Mamaja e Zaniolos nuk gjen qetësi, këtë herë shënjestra

Nuk kanë fund telashet për mamanë e futbollistit të Romës, Nikolo Zaniolo, të cilës i qëllon shpesh të përfundojë në vëmendjen e mediave.

Franceska Kosta, e cila ka fituar një popullaritet të madh për shkak të elegancës së saj, ka rënë sërish pre e grabitësve.

Në mbrëmjen e djeshme, hajdutët kanë tentuar të vjedhin makinën, por nuk ia arritën qëllimit, dhe si pasojë duke dëmtuar rëndë pjesën e brendshme të saj. Keqbërësit i kanë shkulur timonin dhe kanë çmontuar kroskotin.

Nuk është hera e parë që Franceska Kosta ka qenë pjesë e këtyre ngjarjeve, pasi edhe disa muaj më parë ajo ishte grabitur nga disa hajdutë kur po ecte në rrugë.

Vetë mamaja e futbollistit, i cili është në fazë rikuperimi, pas një dëmtimi të rëndë, ka postuar në Instagram edhe një foto të makinës së dëmtuar.

“Mirë që të paktën ka dashuri… po të ishte e kundërta duhet të shpjegoj ndonjë gjë. Mirëdita ju që nuk humbni vesin të bëni surpriza të bukura…”, është postimi ironik i Françeskës. Nuk është hera e parë që kur është në Romës, që mamaja e Zaniolo ka mbetur viktimë e hajdutëve.”

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport franceska kosta nikolo zaniolo franceska kosta nikolo zaniolo

Sondazh

Poll