Sport

Haaland nuk i tremb parisienët: Nuk e njoh fare, s’e kam frikë

6 Shkurt 2020, 22:30 Nga DOSJA
Haaland nuk i tremb parisienët: Nuk e njoh fare, s’e kam frikë

Erling Haaland po i befason të gjithë me aftësinë për të dërguar topin në rrjetë. Blerja e janarit e Dortmundit ka shënuar 7 gola në kampionat në vetëm 136 minuta aktivizim, teksa i mjaftuan 21 minuta për të gjetur golin e parë në Kupë.

Të gjithë po i tremben 19-vjeçarit norvegjez, përveç Thomas Meunier. Mbrojtësi i PSG neglizhon sulmuesin potent dhe analizon pikat e dobëta dhe të forta të verdhezinjve, që janë rivali i kampionëve të Francës për një vend të çerekfinalet e Champions League.

“Frikë nga ai? Nuk e njoh Haaland nga afër. Dortmund ka shifra të mëdha në sulm, që tregojnë se sa lehtë e gjejnë golin, por ata lënë shumë hapësira në mbrojtje“, deklaron mbrojtësi belg.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund haaland meunier dortmund haaland meunier

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2020, 15:06

Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve…

TIRANË– 33 tituj kampion 22 Kupa të Shqipërisë në lojë, një shekull histori në futbollin shqiptar. Në 2016-ën kulmoi me atë rrëzim tragjik të Tiranës...