Politike

Pse SPAK e shmangu BKH në arrestimin e Metës? Dumani nga Kuvendi: Ekzekutimi i masës së sigurisë, është përgjegjësi e Policisë së Shtetit

Në përgjigje, Dumani tha se ekzekutimi i masave është përgjegjësi e Policisë së Shtetit.

27 Tetor 2025, 19:03 Nga E. D
Pse SPAK e shmangu BKH në arrestimin e Metës? Dumani nga Kuvendi:
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani u pyet nga deputeti i PL-së Tedi Blushi, se pse SPAK e shmangu BKH-n dhe i la dorë të lirë policisë rastin e arrestimit të presidentit të PL-së Ilir Meta. Në përgjigje, Dumani tha se ekzekutimi i masave është përgjegjësi e Policisë së Shtetit. Ndërsa sa i përket kalimit të dosjes së arrestimit të Metës nga SPAK tek Prokuroria e Tiranës, Dumani tha se kjo dosje është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Dumani: Sepse Policia e Shtetit, është përgjegjëse për ekzekutimin e masave të sigurimit. E thashë edhe në përgjigje të pyetjeve të mëparshme nga disa deputetë. Sepse është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme. Është taksative dhe e qartë që nuk mund ta hetojmë ne atë vepër penale, por edhe subjektet e veprës penale nuk janë në kompetencë të SPAK. /Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll