Politike

"E adresuam në Prokurorinë e Tiranës"/ Dumani: Dhuna ndaj deputetëve nuk trajtohet nga SPAK

Dumani sqaroi se rastet e dhunës nuk ishin denoncime apo vepra penale që hetoheshin nga Prokuroria e Posaçme.

27 Tetor 2025, 18:14 Nga E. D
"E adresuam në Prokurorinë e
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani, tha se kërcënimi i deputetes Albana Vokshi gjatë zgjedhjeve të 11 majit në Vorë, nuk ishte kompetencë e SPAK-ut. Dumani sqaroi se rastet e dhunës nuk ishin denoncime apo vepra penale që hetoheshin nga Prokuroria e Posaçme.

“Për rastin e pyetjes që lidhet me kërcënimin e deputetes Albana Vokshi në Vorë ditën e zgjedhjeve, rasti ku ishit edhe ju, Prokurori i ngarkuar i SPAK, që mbulonte Tiranën, ka marrë kontakt direkt dhe është informuar për situatën. Kemi konstatuar se nuk është në kompetencën tonë Deputeti është subjekt i posaçëm, por jo për rastet e dhunës, pasi nuk ëhstë kompetenca jonë kjo vepër. E trajtuam edhe në Komision këtë çështje, me zotin Balliu. Kemi kontaktuar dhe referuar te Prokuroria e Tiranës, kemi vepruar menjëherë dhe e adresuam si rast, por nuk ishte rasti i ynë”, u përgjigj Dumani./Dosja.al

altin dumani seance plenare 27 tetor 2025

Sondazh

Poll