Politike

"S’më ka paraqitur shqetësim për kërcënime..."/ Dumani nga Kuvendi: Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen time

Duke folur nga Kuvendi, Dumani nënvizoi gjithashtu se Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen e tij dhe përkrahjen si Prokurorë të Posaçëm.

27 Tetor 2025, 18:06 Nga E. D
"S’më ka paraqitur shqetësim për
Dritan Prençi

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se nuk ka pasur asnjë shqetësim nga prokurori Dritan Prençi për kërcënime. Duke folur nga Kuvendi, Dumani nënvizoi gjithashtu se Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen e tij dhe përkrahjen si Prokurorë të Posaçëm.

Pyetje: Në media është raportuar për presion nga nivele të larta të ekzekutivit apo eksponentë të krimit të organizuar ndaj prokurorit të posaçëm Dritan Prenci lidhur me një çështje që përfshin zv/kryeminsitren Balluku. A ju ka njoftuar prokuroi mbi këto presione dhe çfarë masash keni marrë? 

Dumani: Për çështje në hetim s’kam për të dhënë asnjë koment. Prenci dhe të gjithë prokurorët kanë të gjithë mbështetjen time dhe përkrahjen time si prokurorë të posaçëm. S’më ka paraqitur shqetësim për kërcënime për shkak të funksionit të tim ka mbështetjen time dhe solidaritetin tim në hetimin e çdo çështje dhe siç thashë jo vetëm Prençi./Dosja.al

dritan prençi

Sondazh

Poll