Politike

Rama pritet nga Princi Kurorës në Pallatin Mbretëror të Arabisë Saudite: Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe vizitën e princit në Shqipëri

. Kreu i qeverisë është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite.

27 Tetor 2025, 18:33 Nga E.d
Rama pritet nga Princi Kurorës në Pallatin Mbretëror të
Foto ilustruse


ARABI SAUDITE- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në edicionin e 9-të të forumit Future Investment Initiative. Kreu i qeverisë është pritur nga princi i Kurorës dhe kryeministri Mohammed bin Salman Al Saud, në Pallatin Mbretëror në Riad të Arabisë Saudite.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai shtoi se u diskutua edhe për vizitën në Shqipëri të princit saudit vitin e ardhshëm.

“Riad - Në Pallatin Mbretëror me Princin e Kurorës dhe Kryeministrin Mohammed bin Salman Al Saud, për ecurinë e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe vizitën e tij në Shqipëri vitin e ardhshëm”, shkruan Rama./Dosja.al

 

edi rama arabi saudite princi

Sondazh

Poll