Politike

"Çdo person që shkel detyrën do hetohet"/ Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

Në përgjigje, Dumani tha se SPAK heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme.

27 Tetor 2025, 18:40 Nga E. D
"Çdo person që shkel detyrën do hetohet"/ Dumani:
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK Altin Dumani u pyet nga demokratja, Elda Hoti se pse nuk hetohet ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e dyshuar për keqpërdorimin e fondeve IPARD. Gjatë raportimit në Kuvend, Dumani tha se SPAK heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme.

Altin Dumani: Të garantojë që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja. Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik. Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake./Dosja.al

spak altin dumani ipard

Sondazh

Poll