Politike

Pse Berisha paraqitet në SPAK ndërkohë që dosja ka kaluar për shqyrtim? Dumani nga Kuvendi: E ka vendosur Gjykata, vetëm ajo e ndryshon...

 Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, Dumani u pyet se pse Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thirr të pyetet nga SPAK.

27 Tetor 2025, 17:48 Nga E.d
Pse Berisha paraqitet në SPAK ndërkohë që dosja ka kaluar
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se vetëm Gjykata e Posaçme mund ta ndryshojë masën e vënë ndaj Kreut të PD-së Sali Berisha për tu paraqitur në SPAK. Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, Dumani u pyet se pse Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla thirr të pyetet nga SPAK. Dumani iu përgjigj duke thënë se kjo mbetet në vlerësimin e prokurorëve.

Si ka mundësi që Balla nuk u thirr të pyetet nga SPAK ?

Dumani: Është në vlerësimin e prokurorëve.

Si shpjegohet që Rama nuk u thirr nga SPAK, ndërsa Berisha miratoi vendimin e KKRT u mor i pandehur.

Dumani: I takon shqyrtimit të çështjes në themel.

Cila është arsyeja që ndaj Berishës ka një masë sigurimi për tu paraqitur dy herë në muaj në SPAK, ndërkohë që çështja ka kaluar për gjykim?

Dumani: Kjo masë sigurimi është caktuar me vendim Gjykate dhe është po gjykata që mund ta vendosë shuarjen./Dosja.al

altin dumani spak sali berisha

Sondazh

Poll