Politike

Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Kandidati i pavarur për Vlorën fton qytetarët ta mbështesin, Dionis Sota: Fushata ime do jetë transparente dhe me integritet

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sota ka deklaruar se fushata e tij do të bazohet në transparencë, integritet dhe dëshirën për të ndërtuar një të ardhme sa më të mirë për të gjithë qytetarët.

27 Tetor 2025, 16:59 Nga E.d
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Kandidati i pavarur për Vlorën fton
Dionis Sota

VLORË- Kandidati i pavarur për bashkinë e Vlorës, Dionis Sota ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet, të cilat do të mbahen më 9 nëntor. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sota ka deklaruar se fushata e tij do të bazohet në transparencë, integritet dhe dëshirën për të ndërtuar një të ardhme sa më të mirë për të gjithë qytetarët.

Dinos Sota, kandidati i cili mbështetet nga Partia Demokratike ka ftuar qytetarët të kontribojnë, përmes një llogarie të posaçme bankare për fushatën. Në lidhje me këtë, ai u shpreh se çdo donacion do të përdoret me përgjegjësi të plotë dhe në mënyrë transparente.

"Zgjedhjet Bashkiake Vlorë, 9 Nëntor 2025! Voto nr.2 Voto: Dionis Sota. Të nderuar miq, bashkëqytetarë dhe mbështetës, si kandidat i pavarur për zgjedhjet bashkiake të 9 nëntorit 2025, unë jam i përkushtuar për të sjellë ndryshime reale dhe për të punuar me gjithë zemër për qytetin tonë. Për të realizuar këtë vizionin të përbashkët për një bashki më të mirë, kam nevojë për mbështetjen tuaj! Fushata ime bazohet në transparencë, integritet dhe dëshirën për të ndërtuar një të ardhme konkrete më të mirë për të gjithë. Çdo kontribut, sado i vogël, do të na ndihmojë të çojmë përpara mesazhin tonë dhe të organizojmë një fushatë dinjitoze.

Si mund të ndihmoni? Ju ftoj të kontribuoni me një donacion në llogarinë e posaçme bankare të fushatës sime: Emri i llogarisë: DIONIS SOTA Numri i llogarisë: AL24 9022 6258 0251 4009 2328 6356. Banka: OTP BANK, Kodi SWIFT: PUPPALTR. Çdo donacion do të përdoret me përgjegjësi të plotë dhe në mënyrë transparente për të mbështetur aktivitetet e fushatës, si takime me qytetarët, materiale informuese dhe organizime për të dëgjuar zërin tuaj. Së bashku mund të bëjmë ndryshimin! Ndani këtë postim, flisni me miqtë dhe familjen tuaj, dhe bashkohuni me ne për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur për bashkinë tonë", shkruan Dionis Sota./Dosja.al

vlora dionis sota 9 nëntor

Sondazh

Poll