Politike

Maratona e vrapimit në lumin Vjosa/ Lapsusi i Tërmet Peçit: Ky aktivitet u linçua nga Bashkia Tepelenë dhe Memaliaj

Gjatë kësaj maratone, Peçi ka bërë dhe një lapsus, ku shkruan se gara u 'linçua' një vit më parë nga ana e Bashkisë Tepelenë dhe Memaliaj dhe që tashmë po kthehet në një traditë të bukur të luginës së Vjosës. Siç duket, Peçi është ngatërruar dhe në vend që të shkurante gara u lançua thotë 'linçua'.

27 Tetor 2025, 17:03 Nga E. D
Maratona e vrapimit në lumin Vjosa/ Lapsusi i Tërmet Peçit: Ky
Tërmet Peçi

TEPELENË- Deputeti Tërmet Peçi ka marrë pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Vjosa Wild River International Ultra Trail 2025. Gjatë kësaj maratone, Peçi ka bërë dhe një lapsus, ku shkruan se gara u 'linçua' një vit më parë nga ana e Bashkisë Tepelenë dhe Memaliaj dhe që tashmë po kthehet në një traditë të bukur të luginës së Vjosës. Siç duket, Peçi është ngatërruar dhe në vend që të shkurante gara u lançua shkruan 'linçua'.

Postimi i Tërmet Peçit:

Pata kënaqësinë të marr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Vjosa Wild River International Ultra Trail 2025, një garë që solli në Tepelenë qindra sportistë nga Shqipëria dhe vende të tjera, për të sfiduar veten përgjatë lumit të egër dhe magjepsës të Vjosës.

I lumtur që ky aktivitet kaq i veçantë sportiv nën emrin e madh të Vjosës u linçua një vit më parë nga ana e Bashkisë Tepelenë dhe Memaliaj dhe që tashmë po kthehet në një traditë të bukur të luginës së Vjosës. Faleminderit organizatorëve, garuesve dhe gjithë komunitetit të, që e bënë këtë aktivitet një festë të vërtetë të sportit, natyrës dhe mikpritjes tepelenase./Dosja.al

Maratona e vrapimit në lumin Vjosa/ Lapsusi i Tërmet Peçit: Ky

tërmet peçi

Sondazh

Poll