Politike

Veliaj i pandehur për inceneratorin e Tiranës? Dumani: Hetimet vijojnë, nuk kanë përfunduar ende

Dumani u pyet nga demokratja Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj.

27 Tetor 2025, 17:28 Nga E. D
Veliaj i pandehur për inceneratorin e Tiranës? Dumani: Hetimet
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet nga demokratja Jorida Tabaku për inceneratorin e Tiranës, Erion Veliajn dhe ish-zv,kryeministrin Arben Ahmetaj. Në përgjigje për Veliajn, Dumani tha se hetimet nuk kanë përfunduar ende dhe po vijojnë. 

Pyetje: Pse 3 inceneratorët nuk janë pjesë e një dosjeje, a kemi përpjekje të SPAK për të hetuar aferën e inceneratorëve si grup i strukturuar kriminal?

Si ka mundësi që SPAK nuk ka marrë ende të pandehur Veliaj për inceneratorin? A ka mundësi për të kërkuar një dëshmi nga ish-zv.kryeministri Ahmetaj?

Dumani: Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet paraprake nuk kanë përfunduar ende hetimet vijojnë Akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, Deklarimet publke të tji velrësohen rast pas rasti, Per ne sot ai është person në kërkim ndërkomëbtar për disa vepra penale. Në cdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll