Politike

"48 të proceduar për krime zgjedhore"/ Dumani: Rreth 34 përqind e personave të hetuar janë dërguar për gjykim

Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani u shpreh se në fushën e korrupsionit, janë dënuar 10 zyrtarë me vendim të formës së prerë.

27 Tetor 2025, 17:01 Nga E.d
"48 të proceduar për krime zgjedhore"/ Dumani: Rreth 34
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani tha se rreth 34% e personave të hetuar nga SPAK janë dërguar për gjykim. Gjatë raportimit të tij në Kuvend, Dumani u shpreh se në fushën e korrupsionit, janë dënuar 10 zyrtarë me vendim të formës së prerë.

Dumani tha se vlera e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara është 65.6 milionë euro. Kreu i SPAK tha në Kuvend se për veprat penale, që lidhen me krimet zgjedhore janë bërë 34 procedime penale dhe se numri i të paraburgosurve nga SPAK, përbën 9.7 % të të paraburgosurve në Shqipëri. Në fund, Dumani tha se gjatë vitit 2024 janë ekzekutuar 79 vendime penale.

“Në fushën e korrupsionit, 10 zyrtarë të dënuar me vendim të formës së prerë. Sa i përket terrorizmit, u regjistruan 9 çështje të reja, vetëm një u dërgua në gjykatë. Vlera e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara është 65.6 milionë euro. Për veprat penale që lidhen me krimet zgjedhore, janë 34 procedime penale dhe 7 persona në hetim. Këto të dhëna tregojnë efektivitet të Prokurorisë së Posaçme. Numri i të paraburgosurve nga SPAK, përbën 9.7 përqind të të paraburgosurve në Shqipëri.

Referuar të dhënave, 46 raste, ose 40 përqind i totalit të personave nën hetim në 2024, janë hetuar pa masë sigurimi. Gjatë vitit 2024, janë ekzekutuar 79 vendime penale, vendime të formës së prerë. Është dhënë vendimi për ndalim të funksioneve publike, për 35 persona fizikë dje juridikë. Drejtuesi i SPAK ka vendosur 12 kërkesa për mbajtje në regjim të posaçëm. Në 2024, janë miratuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, 41 ekstradime. Rreth 34 përqind e personave të hetuar janë dërguar për gjykim”, theksoi ai./Dosja.al

altin dumani spak hetime

Sondazh

Poll