Politike

A po dorëzoheni përballë presioneve? Dumani: Ju bëj ballë sfidave! Do vazhdoj të jem prokuror...

Dumani u pyet nga deputetja e opozitës Jorida Tabaku, nëse deklarata tij se nuk do të kandidojë më si prokuror i SPAK, vjen si pasojë e presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin.

27 Tetor 2025, 17:30 Nga E.d
A po dorëzoheni përballë presioneve? Dumani: Ju bëj
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar sot se do të vazhdojë punën e tij si prokuror. Dumani u pyet nga deputetja e opozitës Jorida Tabaku, nëse deklarata tij se nuk do të kandidojë më si prokuror i SPAK, vjen si pasojë e presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin.

Në lidhje me këtë, Dumani tha se do të vazhdojë të jetë prokuror i Republikës së Shqipërisë. Ai tha se i ka kërkuar disa herë Kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të Prokurorit të Posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se po e bën këtë për interesin e tij personal. Dumani tha se nëse politika e kushtëzon apo ka mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin e tij, ai nuk rikandion.

Pyetja: Në fund të rrugëtim tuja si prokuror, por edhe në mandatin tuaj të fundit si kreu i SPAK, a është dorëzim përballë presioneve dhe pamundësisë për të hetuar korrupsionin dhe krimin?

Dumani: S’ka të bëjë fare. Unë nuk dorëzohem, nuk jam njeri që dorëzohem, ju bëj ballë sfidave, unë do vazhdoj të jem prokuror i republikës së Shqipërisë po na la zoti jetë. I kam kërkuar disa herë kuvendit të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të mandatit të prokurorit të posaçëm dhe jo në pak raste është aluduar se bëj për interesin tim personal, nëse politika e kushtëzon apo ka mendim se zgjatja e mandatit lidhet me emrin tim, unë nuk rikandioj. Kennedy ka thënë se lavdia e drejtësisë dhe madhështia e ligjit nuk krijohen vetëm nga kushtetuta por burra dhe gratë që i jetojnë ata me guxim. E ndjek punën, kam guximin, por përpiqem të jem i mirëkuptueshëm. Kjo thënie vlen për të gjithë prokurorët e posaçëm./Dosja.al

altin dumani spak jorida tabaku

Sondazh

Poll