Politike

"Është armik i pluralizmit, mercenar i Ramës", Berisha ndaj kreut të SPAK: S’kam asgjë personale, ato çfarë kam patur ia kam thënë Dumanit

Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se nuk ka asgjë personale përsa i përkët 'përplasjeve' me Dumanin duke shtuar se çfarëdo që ka pasur për t'i thënë, ja ka thënë tashmë. 

27 Tetor 2025, 12:29 Nga M.L
"Është armik i pluralizmit, mercenar i Ramës", Berisha
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin se është armik i pluralizmit dhe mercenar i kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, Berisha u shpreh se nuk ka asgjë personale përsa i përkët 'përplasjeve' me Dumanin duke shtuar se çfarëdo që ka pasur për t'i thënë, ja ka thënë tashmë. 

“S’kam asgjë personale, ato çfarë kam patur i kam thënë Dumanit. Unë këtu kam hallin e qytetarëve, nëse kërkojnë të bëjnë pyetje thjesht për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Këto ditë po gumëzhin Tirana se po bëhet avokat i Lubisë. Pyetjet e mia kanë të bëjnë me faktin se sa ka kthyer kjo prokuroi nga 1 mld euro të plaçkitura nga qeveritarët te qytetarët shqiptarë. Është armik i pluralizmit, mercenar i Ramës që vitin elektoral sulmon opozitën dhe i vë në arrest shtëpie, arrest burg, ndjekje penale, në mënyrë që partia e krimit dhe ia vetë të fitojnë zgjedhjet”, tha Berisha./ Dosja.al

Sondazh

Poll