27 Tetor 2025, 11:38
Nga I.A
Jozefina Topalli
TIRANË- Deputetja e PD-së Jozefina Topalli ka lëshuar akuza të rënda ndaj drejtuesit të Kuvendit, duke pretenduar se po zbatohet një urdhër politik për t'i mbyllur gojën opozitës. Gjatë fjalës së saj, Topalli kritikoi ashpër referimin ndaj një manuali në vend të rregullores së Kuvendit për menaxhimin e procedurave. Sipas saj, ky veprim është i paprecedentë dhe i rrezikshëm.
"Detyra e kryetarit të Kuvendit nuk është e thjeshtë. Jo sot. Shumë herë ke për t'u gjetur përballë situatave të vështira, nëse ju nuk vendosni që do i qëndroni vetëm rregullores. Mua më bën shumë përshtypje që ju flisni për manual dhe ju duket se manuali qëndron mbi rregulloren. Është njëlloj si të thosh ligji qëndron mbi Kushtetutën, apo kodet qëndrojnë mbi Kushtetutën, apo ligjet qëndrojnë mbi kodet. Është e paimagjinueshme që mund ta thoni një gjë të tillë.
Ka një historik parlamentarizmi dhe nuk ka ndodh kurrë që kur deputeti i opozitës apo i maxhorancës, ka dashur që të bëjnë pyetje, atij t'i mohohet e drejta e pyetjes. Dhe kjo është një e drejtë e tyre e fituar me Kushtetutë, me rregullore dhe me gjithë historikun që ne e kemi brenda këtij parlamenti me plus dhe minuse që ka. Ndaj dhe, urdhri politik që ju keni marrë, që ju keni marrë, është për t'i mbyllur gojën opozitës. Kjo është një gjë shumë e rëndë. Ju thatë edhe një frazë: Këtë e bëjmë pasi hoqët dorë nga rregullorja dhe manuali, ju thatë që ne këtë e bëjmë për të mbrojtur shtetin.
Po të ishte Ana, Hana Arendt, është një ndër filozofet më të veçanta të historisë së njerëzimit, ajo do thoshte se pikërisht autoritarizmi fillon në këtë pikë. Kur pushteti flet për shtetin dhe shteti hesht nga frika. Tashti do them një gjë nga eksperienca ime. Nuk ka ndodh kurrë që kur organe të bazuara nga ligji apo nga Kushtetutë, kanë ardhur për të raportuar këtu dhe deputetët kanë dashur për të bërë pyetje, kurrë nuk i është mohuar e drejta e pyetjes. Dhe e fundit, njeriu vendos që edhe të ikë nga një karrigë, nëse ligji që detyron për të zbatuar bie në kundërshtim me vendimin politik të maxhorancës," tha Topalli./Dosja.al
jozefina topalli
Politike
27 Tetor 2025, 11:35
M.L
Blendi Klosi
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, kundërshtoi kërkesën e opozitës për t’i drejtuar...
Politike
27 Tetor 2025, 11:25
I.A
Damian Gjiknuri
TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se fokusi i parë i k&...
Politike
27 Tetor 2025, 11:19
I.A
Tomorr Alizoti
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka kërkuar që deputetët të kenë mundësin&eum...
Politike
27 Tetor 2025, 11:19
M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i kërkoi kr...
Politike
27 Tetor 2025, 11:08
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pati një debat të ashpër me kryetarin e ...
Politike
27 Tetor 2025, 11:06
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Një debat ka nisur në seancën e sotme në plenare mes deputetit Ulsi Manja dhe kryedemokratit Sali Berisha....
Politike
27 Tetor 2025, 11:02
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejt&...
Politike
27 Tetor 2025, 10:58
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra mbi raportimet e drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë....
Politike
27 Tetor 2025, 10:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ra...
Politike
27 Tetor 2025, 10:37
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka denoncuar komisionin për Reformën Zgjedhore, ku parti...