Politike

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri jashtë Kuvendit: Fokusi i parë do jetë financimi i partive

Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, Gjiknuri theksoi se brenda pak ditësh do të japin propozimet e tyre të para në mënyrë që të komisioni të nisë nga puna.

27 Tetor 2025, 11:25 Nga I.A
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri jashtë Kuvendit: Fokusi i parë do
Damian Gjiknuri

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se fokusi i parë i këtij komisioni do të jetë financimi i partive. Gjatë fjalës së tij jashtë Kuvendit, Gjiknuri theksoi se brenda pak ditësh do të japin propozimet e tyre të para në mënyrë që të komisioni të nisë nga puna. Në fund të fjalës së tij, Gjiknuri shtoi se janë të hapur se cili do të jetë dhe varianti më i mirë për reformën territoriale.   

“Kuvendi votoi në mënyrë konsensuale ngritjen e dy komisioneve, ai për reformën zgjedhore. Për shkak të numrit të lartë të partive në Kuvend u kemi dhënë të drejtën të gjithë partive, edhe atyre me 1 mandat të marrin pjesë të bëjnë propozime, vetëm nuk janë anëtarë formal, por asgjë nuk i pengon për të qenë me të drejta të plota. Ne nuk mund të kemi numër pafund deputetësh, por e rëndësishme është ta trajtojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke pasur të gjithë palët dhe duke ruajtur traditën për marrjen e ekspertizës nga ODIHR apo Venecia. Brenda pak ditësh ne do japim edhe propozimet, komisioni do nisë nga puna, fokusi i parë do jetë ligji i financimit të partive dhe ka nevojë për të adresuar. Çdo gjë është në tavolinë, edhe herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor. Jemi të hapur se cili do të jetë varianti më i mirë, edhe për territorialen nëse do të kemi një ndarje të re territoriale për Shqipërinë”, tha Gjiknuri./Dosja.al

damian gjiknuri

Sondazh

Poll