Politike

Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Redi Muçi: Ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votës që partitë e reja

Në fjalën e tij në Kuvend, Muçi ka pyetur kryeparlamentarin Niko Peleshi se ku janë bazuar që kanë përjashtuar nga e drejta e votës partitë e reja. 

27 Tetor 2025, 10:37 Nga I.A
Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Redi Muçi: Ku bazoheni që
Redi Muçi

TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka denoncuar komisionin për Reformën Zgjedhore, ku partitë e reja nuk kanë të drejtë vote. Në fjalën e tij në Kuvend, Muçi ka pyetur kryeparlamentarin Niko Peleshi se ku janë bazuar që kanë përjashtuar nga e drejta e votës partitë e reja. 

“Ku është tradita parlamentare, për të përjashtuar një parti që përfaqësohet në Kuvend. Dhe ai tha është me konsensus 99% dhe 1% që nuk është pjesë e konsensusit është Lëvizja Bashkë. Pyetja ime është, ku bazoheni që përjashtoni nga e drejta e votës që parti parlamentare si me qenë ndonjë OJF apo institucion që është aty për të dhënë ca propozime apo për të dhënë mend”, tha Muçi./Dosja.al

redi muçi seance plenare 27 tetor 2025

Sondazh

Poll