Politike

"Me Ramën nuk ka zgjedhje"/ Berisha: OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme, demaskoi farsën e 11 majit

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se raporti i OSBE-s ka damkosur një farsë të shëmtuar zgjedhore zgjedhjet e 11 majit. 

27 Tetor 2025, 10:45 Nga I.A
"Me Ramën nuk ka zgjedhje"/ Berisha: OSBE ka bërë
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në raportin e fundit për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha theksoi se raporti i OSBE-s ka damkosur një farsë të shëmtuar zgjedhore zgjedhjet e 11 majit. Në fund, Berisha ka shpjeguar dhe arsyet se përse kanë bashkuar votat me maxhorancën për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale.  

“Ne sot votuam ngritjen e këtyre dy komisioneve për dy arsye themelore. Së pari janë një seri e pafundme e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të cilat ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme. OSBE/ODIHR ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi në mënyrë përfundimtare si një farsë e shëmtuar zgjedhore, zgjedhjet e 11 majit. Në këtë kontekst, ne ndjehemi të detyruar ndaj tyre që orientimet e drejta dhe rekomandimet e drejta, t’i kthejmë në ligj, ndonëse deklarojmë se në mënyrë absolute me Edi Ramën, shqiptarët nuk do votojnë kurrë si qytetarë të lirë.

Kjo është e vërteta. Së dyti, reforma territoriale ishte një antireformë, në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale. Mjafton të rikujtoj këtu se qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë ka 7 njësi, qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 njësi. Sigurisht që ne do bëjmë gjithçka që këto padrejtësi maksimale të largohen, të anulohen dhe kjo me ndihmën e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës.
Pra, kjo është arsyeja se pse ne i votuam këto dy komisione, ndonëse me bindjen më të thellë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje, me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u rikthejë shqiptarëve votën. Është përpjekja e opozitës ajo që do u rikthejë shqiptarëve votën
”, tha Berisha./Dosja.al

sali berisha seance plenare 27 tetor 2025

Sondazh

Poll