27 Tetor 2025, 11:19
Nga M.L
Agron Gjekmarkaj
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i kërkoi kryetarit të Kuvendit që pyetjet për përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë të lexohen nga sekretaria e Kuvendit ose nga vetë deputetët. Gjekmarkaj theksoi se mënyra aktuale trajton titullarët e institucioneve si zëdhënës të deputetëve, gjë që ai e konsideron ofenduese.
Ai gjithashtu kritikoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, duke thënë se nuk po vepron si kryetar i parlamentit, por si një “haberxhi”, që raporton ose vendos sipas kërkesave të Partisë Socialiste.
“Po asgjësoni parlamentin. Ne deputetët e opozitës kemi ardhur të përgatitur në respekt për titullarët e institucioneve. Mos e sabotoni këtë seancë, lejoi deputetët të bëjnë pyetjet. Pyetja nuk është mekanike, ka tekst dhe kontekst. Përfaqëson interesin e qytetarëve.
Nëse na mohoni këtë të drejtë, po fyeni qytetarët dhe titullarët e institucioneve dhe po fikni parlamentin. Ju po i trajtoni titullarët si zëdhënës të deputetëve. Me çfarë të drejte i kërkoni atyre që të bëjnë prezantimin e pyetjes së deputetëve dhe prezantimin e përgjigjes. I bie që të na përgjigjen me shkrim e me postë. Dikush nga sekretaria e Kuvendit t’i lexojë pyetjet ose njëri prej deputetëve.
Jeni nën efektin e ngjarjeve që vetë i keni gatuar, por kuvendi nuk është pronë e Partisë Socialiste. Mos harxhoi drita, ujë dhe roje, mblidhuni njëherë në 6 muaj si Haxhi Lleshi. U zgjodhët si kryetar kuvendi dhe jeni kthyer në një haberxhi”, tha Gjekmarkaj./ Dosja.al
agron gjekmarkaj niko peleshi
Politike
27 Tetor 2025, 11:08
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pati një debat të ashpër me kryetarin e ...
Politike
27 Tetor 2025, 11:06
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Një debat ka nisur në seancën e sotme në plenare mes deputetit Ulsi Manja dhe kryedemokratit Sali Berisha....
Politike
27 Tetor 2025, 11:02
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i PD Belind Këlliçi tha sot se mazhoranca po tenton që t’i heqë të drejt&...
Politike
27 Tetor 2025, 10:58
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Seanca plenare ka nisur me debate të ashpra mbi raportimet e drejtuesve të institucioneve të Drejtësisë....
Politike
27 Tetor 2025, 10:45
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme në ra...
Politike
27 Tetor 2025, 10:37
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka denoncuar komisionin për Reformën Zgjedhore, ku parti...
Politike
27 Tetor 2025, 10:32
M.L
Taulant Balla
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përplas në Kuvend me deputetin Agron...
Politike
27 Tetor 2025, 10:29
M.L
Brunilda Mersini
TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste nga qarku i Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i sa...
Politike
27 Tetor 2025, 10:26
I.A
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është shprehur kundër Reformës Zgjedhore ditën e sotme n&...
Politike
27 Tetor 2025, 10:23
M.L
Foto nga Kuvendi
TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në orën 10:00 në një seancë plenare q&eu...