Politike

Në garë për Bashkinë e Vlorës, Deputetja e Partisë Socialiste, Brunilda Mersini jep dorëheqjen

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në nisje të seancës, duke sqaruar se Mersini ka vendosur të garojë për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor.

27 Tetor 2025, 10:29 Nga M.L
Në garë për Bashkinë e Vlorës, Deputetja e Partisë
Brunilda Mersini

TIRANA- Deputetja e Partisë Socialiste nga qarku i Vlorës, Brunilda Mersini, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj në Kuvendin e Shqipërisë. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, në nisje të seancës, duke sqaruar se Mersini ka vendosur të garojë për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor.

Peleshi theksoi gjithashtu se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është njoftuar për krijimin e vakancës në Kuvend./ Dosja.al

brunilda mersini

Sondazh

Poll