Politike

Drejtësia raporton sot në Kuvend! Mbërrin Altin Dumani, Adnand Xholi dhe Klodian Braho

Në fillim të seancës, deputetët do të votojnë krijimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, për të cilët mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje mbi përbërjen e balancuar, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

27 Tetor 2025, 09:59 Nga M.L
Drejtësia raporton sot në Kuvend! Mbërrin Altin Dumani, Adnand
Foto ilustruese

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgjasë me orë të tëra, për shkak të raportimeve të një sërë institucionesh të drejtësisë dhe ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare. Mësohet se në ambientet e Kuvendit kanë mbërritur kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe prokurorët Adnand Xholi dhe Klodian Braho.

Në fillim të seancës, deputetët do të votojnë krijimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe atij për Reformën Territoriale, për të cilët mazhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshje mbi përbërjen e balancuar, bashkëkryetarët dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare, aty ku do të jetë e nevojshme.

Pas votimit të komisioneve, seanca do të vijojë me raportimet vjetore të institucioneve të drejtësisë. Në rend të ditës është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.

Më pas, do të raportojë Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe Artur Metani, kryeinspektor i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Po ashtu, në seancë do të prezantohen edhe raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi është përjashtuar për dy javë pas përplasjes së fundit me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi. PD i ka dërguar një letër kryeparlamentarit Peleshi, ku shpjegon se në bazë të rregullores deputetët demokratë do të shpjegojnë vetë pyetjet për drejtuesit e institucioneve./ Dosja.al

kreu i spak altin dumani adnand xholi klodian braho

Sondazh

Poll