Politike

Në shkelje të hapur të hapur të ligjit! Manastirliu fushatë me punonjësit e Shërbimit Civil në orar pune, i trajton si patronazhistë

Kjo për shkak se Manastirliu ka bërë fushatë ditën e sotme me punonjësit e Shërbimit Civil. 

27 Tetor 2025, 09:37 Nga M.L
Në shkelje të hapur të hapur të ligjit! Manastirliu
Ogerta Manastirliu

TIRANË- Kandidatja socialiste për Tiranën Ogerta Manastirliu po bën fushatë elektorale në shkelje të hapur të ligjit. Kjo për shkak se Manastirliu ka bërë fushatë ditën e sotme me punonjësit e Shërbimit Civil. Teksa këta punonjës duhet të ishin në punë, Manasitrliu i trajton si patronazhistë.

"Në kafen e mëngjesit me të rinjtë që janë bërë pjesë e administratës publike, përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, të cilët më treguan për përvojat e tyre të para në punë dhe se si po i zhvillojnë aftësitë praktike mbi atë çfarë kanë mësuar në shkollë. Ky program është një mundësi e mirë jo vetëm për studentët për t’u integruar në administratën publike, por edhe për gjallërimin e administratës me energjinë dhe idetë e brezit të ri," shkruan Manastirliu në mbishkrimin e video së postuar.

ogerta manastirliu

Sondazh

Poll