Politike

FOTOLAJM/ Raportojnë sot! Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela në Kuvend

Në ambientet e Kuvendit janë duke pritur që t'i jepet fjala kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.

27 Tetor 2025, 10:23 Nga M.L
FOTOLAJM/ Raportojnë sot! Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kryeprokurori i
Foto nga Kuvendi

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në orën 10:00 në një seancë plenare që pritet të zgjasë me orë të tëra, për shkak të raportimeve të një sërë institucionesh të drejtësisë dhe ngritjes së dy komisioneve të posaçme parlamentare. Në ambientet e Kuvendit janë duke pritur që t'i jepet fjala kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe kryeprokurori i përgjithshëm, Olsian Çela.

 Në rend të ditës është Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i cili do të paraqesë raportin mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.

Më pas, do të raportojë Altin Dumani, drejtues i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), si dhe Artur Metani, kryeinspektor i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Po ashtu, në seancë do të prezantohen edhe raportet e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)./ Dosja.al

Sondazh

Poll