Sport

Fundi i një epoke prej legjende, Valentino Rossi paralajmëron largimin

6 Shkurt 2020, 16:47 Nga DOSJA
Fundi i një epoke prej legjende, Valentino Rossi paralajmëron largimin

Edhe ata që konsiderohen të pavdekshëm e kanë një fund në karrierën e tyre. Kjo vlen edhe për një si Valentino Rossi, i cili është shpallur shtatë herë kampion bote.

Italiani bëhet 41 vjeç në shkurt dhe Yamaha pak ditë më parë njoftoi publikisht se dyshja e tyre për sezonin e ri do të jetë Maverick Vinales dhe Fabio Quartararo. Rossi tashmë e pranon se po i vjen fundi dhe ka paralajmëruar largimin përfundimtar nga Moto GP.

“Ndarja me Yamaha në 2021 ishte një vendim i vështirë, por nuk dua të vazhdoj të garoj nëse nuk jam konkurrues. Objektivi im i parë është që të garoj deri në vitin 2021. Yamaha Petronas është një skuadër fantastike, kështu që kalimi tek ata nuk do të ndryshonte shumë tek unë”, ka deklaruar Rossi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport moto gp rossi yamaha moto gp rossi yamaha

Sondazh

Poll

Sport 6 Shkurt 2020, 15:06

Vllaznia-Tirana, klasikja e rekordeve…

TIRANË– 33 tituj kampion 22 Kupa të Shqipërisë në lojë, një shekull histori në futbollin shqiptar. Në 2016-ën kulmoi me atë rrëzim tragjik të Tiranës...