Art&Argëtim

Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës/ Irma Libohova: E shikoja gjithmonë prapa skenës, e adhuroja

7 Shkurt 2020, 10:43 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës/ Irma Libohova: E shikoja

Tiranë– Këngëtarja Irma Libohova ka reaguar për ndarjen nga jeta të legjendës së këngës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Për “Fax News”, Libonova është shprehur se e adhuronte këngëtaren, madje është e përlotur për lajmin e hidhur që ka marrë.

“Ishte aq e qetë dhe aq e ëmbël gjithmonë. E shikoja gjithmonë prapa skenës, e adhuroja. Do e mbaj mend, sa e herë që qeshte i lexohej shpirti. Jo më larg se dje bëra një postim dhe po kujtoja këngët e saj”, është shprehur Irma Libohova.

Këngëtarja u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.  Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Këngëtarja e madhe lindi në Pagarushë, më 7 maj 1933, dhe mbaroi shkollën e muzikës në Beograd për solo kanto. Këngët e saj popullore janë ndjekur për 40 vjet me shumë kënaqësi nga publiku shqiptar, pasi zëri i saj ishte unik e i pakrahasueshëm.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture irma libohova vdes nexhmije pagaruesha irma libohova vdes nexhmije pagaruesha

Sondazh

Poll