Art&Argëtim

Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe la gjurmë në artin shqiptar

7 Shkurt 2020, 10:32 Nga DOSJA
Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe la gjurmë

Nexhmije Pagarusha do të njihet gjithnjë si legjenda e gjallë e këngës shqiptare. Ajo la një pasuri  të pashlyer në muzikën shqiptare, që do të mbahet mend gjatë! Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë shqip.

Ajo lindi më 7 maj të vitit 1933 në Pagarushë, dhe njihet për publikun shqiptar si një këngëtare dhe aktore e njohur shqiptare. E cilësuar si mbretëresha e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha ka një veprimtari të gjatë muzikore, prej 40-vjetësh. Do të mbahet mend për interpretimet e shkëlqyera në muzikën popullore, por edhe në opera.

Ajo meritoi plotësisht, sinonimet më të bukura për një zë brilant. Cilësuar si Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Ema Sumak Shqiptare, Madam Baterfly, Fyti i Kristaltë, Nexhmije Pagarusha la gjurmë në muzikën shqiptare.

Ajo njihet jo vetëm si një këngëtare e rrallë, por edhe një aktore e suksesshme, si në film, ashtu edhe në teatër. Nexhmije Pagarusha e provoi me plot sukses veten si aktore në veprat “Dasma e përgjakur”, “Tre vetë kapërcejnë malin”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Daullet e të çmendurve” etj. Këto janë disa nga projektet ku Nexhmija interpretoi në rolin e aktores kryesore.

E etiketuar si një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, kënga “Baresha” u kompozua nga bashkëëshorti i saj, Rexhep Mulliqi. Nexhmije Pagarusha ka bashkëpunuar me këngëtarë në zë nga Shqipëria, dhe ka interpretuar në një koncert të muzikës klasike, veprat e përkthyera shqip të Bethoveni-t, Puçinit, Verdit etj. Por, fatkeqësisht, ky koncert mbeti i paregjistruar, duke u lënë në harresë, e duke mos evidentuar një nga koncertet më të rëndësishme të saj.

Një këngëtare që i ruajti me fanatizëm vlerat e kombit shqiptar, dhe erdhi në shërbim të atdheut përmes artit të saj, si në muzikë, por edhe në film.

Nuk harrohet episodi i saj në një koncert në Maqedoni, ku publiku me ulërimë, i kanë kërkuar të mos këndojë shqip, por serbisht. Këngëtarja ka refuzuar kategorikisht, duke mbyllur perdet e skenës dhe duke u larguar.

Ajo ka kënduar në shumë vende të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri , dhe ka përcjellë vlerat e kombit shqiptar, gjerësisht

Përveçse një artiste në shpirt, Nexhmije Pagarusha është cilësuar nga ata që e njohën një grua mjaft korrekte, që nuk vonohej asnjëherë në skenë, dhe përpiqej maksimalisht të respektonte oraret. Idhulli më i madh në jetën e saj, ishte babai (mësues me profesion), të cilin nuk nguronte ta falenderonte sa herë t’i jepej mundësia.

Legjenda e muzikës shqiptare, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët shprehën dhimbjen e humbjes së yllit të muzikës shqiptare. Vajza e saj, Cuce Pagarusha ka ndarë lajmin e kobshëm, të ndarjes nga jeta të nënës së saj.

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture kengetarja shqiptare nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha kengetarja shqiptare nexhmije pagarusha vdes nexhmije pagarusha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shkurt 2020, 07:57

Tiranë- Dojna Mema pak javë më parë humbi njeriun e zemrës, të atin. Dhimbjen që ndjen për këtë humbje, ajo  e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale.  Së fundmi mo...