Art&Argëtim

Duet me artistin e famshëm italian, Alketa Vejsiu suprizon të atin (VIDEO)

7 Shkurt 2020, 09:47 Nga DOSJA
Duet me artistin e famshëm italian, Alketa Vejsiu suprizon të atin

ITALI– Moderatorja Alketa Vejsiu ka shijuar mbrëmjen e shumëpritur, në teatrin Ariston, ku edhe ka perfomuar me këngëtarin italian Bobby Solo. Por, ajo që ishte suprizuese, ishte fakti se prezantuesja kishte zgjedhur të këndonte këngën e preferuar të babait të saj.

“Babai im e donte dhe e këndonte shpesh,”– është shprehur moderatorja teksa është ngjitur në skenën e Sanremos përkrah këngëtarit Bobby Solo.

“Una lacrima sul viso”, ishte kënga e preferuar e të atit, që Vejsiu kishte zgjedhur ta këndonte në një duet me artistin italian, duke dhuruar emocione të veçanta.

Alketa Vejsiu është e para moderatore shqiptare që ju besua drejtimi i spektaklit më të ndjekur të muzikës italiane, “Sanremo”. Ajo prezanoi krah Amadeus në natën e tretë të këtij festivali, ku bashkëprezantues ishin edhe Roberto Benigni me Georgina Rodriguez, partneren e futbollistit Cristiano Ronaldo.  Prezantuesja Alketa Vejsiu, ka qenë në qendër të lajmeve për festivalin e RTSH 2019, për shkak të fustaneve që ndërroi dhe për faktin që këndoi disa herë gjatë prezantimit, por po bën edhe xhiron e mediave italiave pas spektaklit ‘Sanremo’.

R.L/Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz alketa vejsiu alketa vejsiu suprizon babain bobby solo dueti ne sanremo sanremo 2020 alketa vejsiu alketa vejsiu suprizon babain bobby solo dueti ne sanremo sanremo 2020

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Shkurt 2020, 07:57

Tiranë- Dojna Mema pak javë më parë humbi njeriun e zemrës, të atin. Dhimbjen që ndjen për këtë humbje, ajo  e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale.  Së fundmi mo...